Tre persona janë vënë në pranga në Gjirokastër dhe Sarandë, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Andromeda”.
Nga hetimet ka rezultuar se tre shtetasit Mikel Sinani, Klaudio Kroj dhe Klaudolf Xhaferi, të organizuar si grup, shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Gjirokastër dhe në Sarandë.
Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga Mikel Sinani, të cilit nga kontrolli në banesë, iu gjetën sasi të tyre, të ndara në doza, armë gjahu, municion luftarak dhe 1 radio marrëse-dhënëse, të poseduara pa leje, si dhe 250 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale.
Ndërkaq, 2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi, si dhe me shuma parash, në lekë, euro dhe paunde, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme