Kronikë

EMRAT/ Plagosi me plumb në shpatul 25-vjeçarin në Mamurras, arrestohet autori 

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Plagosi me plumb në shpatul 25-vjeçarin në Mamurras,

Pak pasi plagosi me armë zjarri 25 vjeçarin në Mamurras, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.

Ndërsa, i plagosuri, 25-vjeçari i identifikuar si Jurgen Ndreca, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Efektivët gjatë aksionit për kapjen e autorit, Endri Baçuku, kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë, me të cilën u krye plagosja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja.

Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH