Kronikë

EMRAT/ Plagoset me thikë i riu në Shkodër, arratiset autori

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Plagoset me thikë i riu në Shkodër, arratiset autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në afërsi të spitalit në qytetin e Shkodrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Anton Gjergji, rreth 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes, shtetasi Amatio Gjoka është arratisur pas, krimit teksa autoritetet policore janë vënë në ndjekje të tij.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë teksa po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH