Këto janë sendet e gjetura në tavolinë në apartamentin ku ishte e mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja, e cila një ditë më parë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit dhe Forcat RENEA, pas telefonatës denoncuese të bërë në polici.
Siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.
Siç shihet në foton e siguruar, në tavolinë ndodhen pije, shishe birre, mbetje droge, 2 pistoleta dhe paketa cigareje të grumbulluara.
Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.