Kronikë

EMRAT/ Njëri në gjendje të rëndë, kush janë dy qytetaret që u plagosën sot nga rrëzimi i skelës në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Njëri në gjendje të rëndë, kush janë dy

Një ngjarje e rëndë ndodhi në bulevardin "Gjergj Fishta" në Tiranë, ku dy persona u plagosën pas rrëzimit të një skele nga një pallat në ndërtim.

Dy kalimtarët, shtetasi Hysen Lavdari,  rreth 70 vjeç, dhe Imelda Shkembi, i cila është rreth 45 vjeç, janë të lënduar në këtë ngjarje.

Burime nga spitali i Traumës njoftojnë se gjendja shëndetësore e 70-vjeçarit është e rëndë, ndërsa pacientja tjetër ndodhet në një gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH