Kronikë

EMRAT/ Në kërkim për prodhim armësh dhe plagosje, dy të arrestuar në Shkodër

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Në kërkim për prodhim armësh dhe plagosje, dy të

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arrestuar dy persona.  Bëhet fjalë për Zef Kakija 28 vjeç dhe Lulzim Kakija 24 vjeç.

Sipas policisë, 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Kurse Lulzim Kakija është arrestuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.

Të dy personat po lëviznin me makinë, ndërsa është proceduar edhe shoferi që i shoqëronte ato.

Arrestimi i tyre është kryer pasi ata dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar në fshatin Postribë. Kjo ngjarje ka ndodhur në gusht të këtij viti.

Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej peronave të implikuar në këtë rast.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH