Kronikë

EMRAT/ Atentati ndaj Agron Pukës, identifikohen 3 autorët në Lezhë! Prangoset edhe 54-vjeçari, qëlloi me armë në drejtim të tyre 

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Atentati ndaj Agron Pukës, identifikohen 3 autorët në

Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur më armë zjarri shtetasi Agron Puka.

Dy ditë pas ngjarjes janë identifikuar tre shtetas që qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit. Në kërkim janë shpallur; Vincens Tuku, Amarildo Kola, Kevin Ndoka.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe i plagosuri Agron Puka pasi sipas policisë rezulton se edhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte Agron Puka dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Identifikohen 3 shtetasit që qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit të 54-vjeçarit dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vihet në pranga 54-vjeçari, pasi nga hetimet rezultoi se dhe ai ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që përdori shtetasi Agron Puka.

Si rezultat i hetimeve profesionale, administrimit të menjëhershëm të pamjeve nga kamerat dhe veprimeve të tjera në vendngjarje, të kryera menjëherë pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit A. P., rreth orës 08:00 të datës 06.03.2024, në fshatin Rrilë, Lezhë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti.

Për rastin u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasit Vincens Tuku, 32 vjeç, banues në fshatin Tale, Amarildo Kola,, 31 vjeç, banues në fshatin Tale dhe Kevin Ndoka, 18 vjeç banues në Shëngjin.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, kanë tentuar të ndalojnë automjetin me të cilin lëvizte shtetasi Agron Puka dhe më pas kanë qëlluar drejt këtij automjeti, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Agron Puka, 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi nga hetimet rezultoi se ka qëlluar në drejtim të 3 shtetasve, me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Ai aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Pistoleta e shtetasit Agron Puka u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, bashkë me municion luftarak.

Ndërkaq, punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e 3 të shpallurve në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH