Kronikë

EMRAT/ Hiqeshin si policë dhe vidhnin në dyqane, e pësojnë banda e hajdutëve në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Hiqeshin si policë dhe vidhnin në dyqane, e pësojnë

Tre persona janë arrestuar nga policia greke ku mes tyre edhe një shqiptar.

Të arrestuarit janë identifikuar si ranë Pllumb Cara alias Pllumb Rusi, 39 vjeç nga Sukthi i Durrësit, Yasin Badaëi 30 vjeç nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis 60 vjec.

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e këtij grupi kriminal kryenin në mënyrë sistematike grabitje dhe vjedhje në dyqane dhe banesa në zona të qendrës së Athinës.

Që nga nëntori i vitit 2023, ata kanë kryer grabitje me armë në dyqane e mini markete dhe më pas vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou, madje duke synuar disa herë të njëjtat dyqane.

Madje, mediat e huaja bëjnë me dije se ata mbanin me vete edhe pistoleta, duke zgjedhur të kryenin grabitje në minimarkete në pronësi të njerëzve me origjinë aziatike, në të cilat nuk hezitonin të ushtronin dhunë, duke i lidhur viktimat e tyre me kabllo dhe duke i lënë të palëvizur ndërsa iknin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH