Kronikë

EMRAT/ Goditet banda shqiptare e drogës në Itali, burgosen dy vëllezërit dhe anëtarët e tjerë të grupit

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Goditet banda shqiptare e drogës në Itali, burgosen dy

Autoritet italiane raportojnë se kanë goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, duke çuar në pranga 12 persona.

Mediat italaine raportojnë se grupi i narkotrafikut drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë Etmond dhe Klenis Qevani, 47 dhe 39 vjeç, të cilët njiheshin në zonën e  Porto Sant’Elpidio si pronarë të një biznesi makinash.

Sa i përket 4 anëtarëve të tjerë, raportohet se ata kanë kërkuar marrëveshje, duke u bërë të bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, mësohet se Klenis Qevani u dënua me dhjetë vjet e tetë muaj burg, ndërsa vëllai i tij, Etmond Qevani, i cili njihej edhe me emrin Renato, u dënua me shtatë vjet burg.

Sa i përket anëtarëve të tjerë të grupit, Kleon Mema, 39 vjeç u dënua me tre vjet, Arjan Ndoka, 49 vjeç u dënuar me pesë vite, Geri Skilja, 29 vjeç u dënua me tre vite e katër muaj, Elidon Shkalla, 28 vjeç u dënua me pesë vite, Ferdinando Bongiovanni, 62 vjeç u dënua me pesë vite dhe Adele D’Avino, 60 vjeç  u dënua me një vit burg.

Ndaj grupit shqiptaro-italian Guardia Di Finanza kishin nisur që prej 29 qershorit të viti të kaluar një operacion të madh, duke vijuar në disa provinca si Fermo, Macerata, Ancona, Pesaro-Urbino dhe Frosinone, si dhe në Shqipëri, Belgjikë dhe Spanjë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH