Një çift përmes kërcënimit grabiti një taksist sot në zonën e plazhit në Durrës. Policia ndërhyri shpejt dhe arrestoi të dyshuarit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së dielës në lagjen Nr. 13, pranë rrethrrotullimit “ILIRIA” në plazh.
Të dyshuarit, identifikuar si Agron Braha nga Durrësi dhe Viola Bodlli nga Kavaja, hipën në taksinë e drejtuar nga shtetasi I. K.
Me të hipur në taksi, A. Braha kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa 29-vjeçarja Bodlli i mori një shumë parash nga makina. Paratë ishin e gjithë xhiro ditore e taksistit.
Policia identifikoi dhe arrestoi autorët e dyshuar. Materialet për ngjarjen janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për procedurat e mëtejshme ligjore.