Kronikë

Ekzekutoi Briken Sanajn tek Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet në Gjermani i shumëkërkuari Vladimir Kola

Shkruar nga Liberale

Ekzekutoi Briken Sanajn tek Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohet

Arrestohet në Gjermani i shumëkërkuari, Vladimir Kola, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vrasje të kryer në “Kodra e Diellit” në Tiranë në 2022.  

Kola akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë është i përfshirë në vrasjen e Briken Sanajt. Bëhet me dije se ai u arrestua në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës në nëntor të 2023 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH