Kronikë

Ekzekutoi bashkëshorten para një viti, gjykata italiane jep vendimin për shqiptarin

Shkruar nga Liberale
Ekzekutoi bashkëshorten para një viti, gjykata italiane jep vendimin

Gjykata italiane ka vendosur dënimin me 27 vite burg për Selami Bodin, i cili mbyti bashkëshorten e tij, Etleva Bodin gjatë natës së 28 tetorit të vitit të kaluara.

Sipas mediave italiane, ishte kryetari i gjykatës së shkallës së lartë, Franco Greco, i cili dha dënimin, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm. Përveç dënimit penal, i akuzuari është urdhëruar që të paguajë dëmshpërblim prej 770 mijë euro për palët civile të përfshira në gjykim.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH