Kronikë

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, shoqërohet sërish në polici Valter Bami

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, shoqërohet sërish në polici Valter

Pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, policia mësohet se ka shoqëruar Valter Bamin. Ky i fundit ishte arrestuar pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas në Larushkë të Krujës, ku u plagosën djemtë e Gentian Bejtes, 10 dhe 13 vjeç dhe u vra kunati i tij Ramazan Sino.

Burime bëjnë me dije se ai është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e Bejtjas.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janar të këtij viti, por gjykata vendosi ndaj tij masën arrest në shtëpi, pasi ka përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.

Valter Bami, u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH