Kronikë

Edhe një tjetër i arrestuar në Roskovec, MOTIVI që shtyu 49-vjeçarin të vriste Gramoz dhe Vladimir Kurtajn

Shkruar nga Liberale

Edhe një tjetër i arrestuar në Roskovec, MOTIVI që shtyu

Altin Kuka dyshohet se nuk është autori i vetëm i vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit.

Mësohet se dy orë pas krimit, policia ka arrestuar edhe një tjetër person, i cili dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gramoz dhe Vladimir Kurtajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, rreth orës 14:00, kur 49-vjeçari Altin Kuka vrau me armë zjarri Gramoz dhe Vladimit Kurtajn. Viktimat, xhaxha dhe nip, ndodheshin në një lokal të vogël në qendër të fshatit, në pronësi të tyre.
Altin Kuka i cili ishte bashkëfshatar me viktimat është vetëdorëzuar pas vrasjes së ndodhur në orën 14:00 në fshatin Kurjan.

Gramoz dhe Vladimir Kurtaj, u vranë sot, rreth orës 14:00 në Kurjan të Roskovecit. Xhaxha dhe nip u ekzekutuan në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.
Ndërkohë, më herët, u vetëdorëzua në polici autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka.

Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH