Kronikë

E RËNDË/ Sherr në kryeqytet, tre persona dhunojnë njëri-tjetrin (dërgohen në spital të gjakosur)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Sherr në kryeqytet, tre persona dhunojnë

Një sherr masiv ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku raportohet se 3 persona kanë marrë plagë të rënda.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” të kryeqytetit, ku 4 persona janë përfshirë në sherr. Ata kanë dhunuar njëri-tjetrin, teksa është dashur ndërhyrja e policisë për t’i ndaluar.

Po ashtu, uniformat blu kanë shoqëruar njërin prej tyre në komisariat, teksa 3 të tjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH