Kronikë

E RËNDË/ Punëtorit i bie një pjesë muri sipër, transportohet drejt spitalit të Traumës

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Punëtorit i bie një pjesë muri sipër,

Një punëtor është aksidentuar në vendin e punës në Pogradec dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet nga informacionet paraprake se punëtori ka marrë dëmtime pasi dyshohet se i ka rënë sipër një pjesë muri.

Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH