Kronikë

E RËNDË në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në shkollë

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”.

Sipas Policisë së Tiranës, plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH