Kronikë

E RËNDË NË TIRANË/ Burri qëlloi gruan me th*kë në bark dhe qafë, si është gjendja e saj shëndetësore (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË TIRANË/ Burri qëlloi gruan me th*kë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në bark dhe qaftë gruan e tij 46-vjeçare.

Mësohet se autori Jakup Shahu është vënë menjëherë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH