Kronikë

E RËNDË/ Hyri në lum për tu larë, mjeku i QSUT përfundon tek spitali i Traumës, si është gjendja e tij (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Hyri në lum për tu larë, mjeku i QSUT

Mjeku i QSUT-së, Arvin Dibra ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ditën e sotme.

Mësohet se mjeku 52-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda, pasi u hyri për t’u larë në lumin Bunë. Raportohet se mjeku kirurg është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht.

52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH