Kronikë

E RËNDË/ Gjendet pa jetë 64- vjeçari në afërsi të banesës, çfarë dyshohet

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Gjendet pa jetë 64- vjeçari në afërsi

Pasditën e sotme është gjetur një 64 vjeçar i pajetë, në afërsi të banesës së tij në fshatin Vashtëmi të Maliqit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe është identifikuar shtetasi me inicialet F.A.

Uniformat blu dyshojnë se viktima është vetëvarur, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH