Kronikë

E RËNDË/ Gjendet i vdekur 40-vjeçari në lumin Drin, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Gjendet i vdekur 40-vjeçari në lumin Drin,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër në lumin Drin, në afërsi të urës së Bahcallekut pasi është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH