Kronikë

E RËNDË/ Familjarët gjejnë të vdekur 60-vjeçarin në Lushnjë! Dyshohet se…

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Familjarët gjejnë të vdekur 60-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Sipas policisë A. D., 60 vjeç dyshohet se ka humbur jetën pasi është asfiksuar nga një zjarr që kishte ndezur vet në tokën e tij.

Teksa në përpjekje për të shuar flakët që kanë dalë jashtë kontrollit, 60-vjeçari ka pësuar asfiksi çka i ka kushtuar edhe jetën.

Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH