Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, ku për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar.
Sipas policisë, 58-vjeçari ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër ku po punonte.
Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.