Kronikë

E RËNDË/ Babë e bir dhunojnë një person, i prishin dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Babë e bir dhunojnë një person, i prishin dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku babë e bir akuzohen se kanë dhunuar një person.

Mësohet se Gëzim dhe Rodrik Bejko, për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta dhe grushte një person me inicialet A.V. Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar pajisjet elektrike dhe linjën e energjisë elektrike të biznesit të A.V.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit G.B 52 vjeç, dhe R.B 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V., si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH