Kronikë

E rëndë/ Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, ja shkaku i zjarrit

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Përfshihen nga flakët 3 banesa në

Tri banesa në lagjen “1 Maji” në Kuçovë janë përfshirë nga flakët ku raportohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Pas rënies së zjarrit, banorët kanë dalë nga banesat duke pritur shërbimet zjarrfikëse.

Në ndihmë të forcave të pakta zjarrfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur.

Si pasojë e zjarrit, që tashmë është fikur plotësisht, ka pasur dëme të mëdha materiale në të tre banesat por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH