Kronikë

E rëndë/ Nënë e bijë gjenden të pajetë në Korçë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Nënë e bijë gjenden të pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, në lagjen nr 17.

Raportohet se nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 74 dhe 54-vjeç janë gjetur pajetë në banesë.

Sipas informacioneve dyshohet se nënë e bijë kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, ku kanë shkëputur edhe çdo kontakt me familjarë të tjerë.

Dyshohet se vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka ndërruar jetë më pas, në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH