Kronikë

E rëndë në Pogradec, vetëvritet me armë në banesën e tij një 65-vjeçar

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Pogradec, vetëvritet me armë në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në Pogradec, ku një 65-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake 65-vjeçari, i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Verdovë në Pogradec.

Trupi i pajetë është gjetur nga familjaret të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake rezulton qe 65-vjeçari ka qëlluar veten në kokë me një armë e llojit automatik.

Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH