Kronikë

E rëndë në Lushnjë/ Dy vëllezërit kapin sëpatat ndaj njëri-tjetrit, (detajet nga sherri i tyre)

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Lushnjë/ Dy vëllezërit kapin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm  (6 mars) në Çukas të Fier – Shaganit.

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive ende  të paditura, dhe më pas kanë përfunduar në përdorimin e sëpatës.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje kanë mbetur të plagosur të dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.

Njoftmi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH