Kronikë

E rëndë në Durrës, 40-vjeçari bie në det duke peshkuar dhe mbytet

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Durrës, 40-vjeçari bie në det duke

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës. Një 40-vjeçar është mbytur në det, pasi ka qenë duke peshkuar me të vëllain dhe një person tjetër.

“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet bëjnë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Policisë së Durrësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH