Kronikë

E rëndë/ Elektriçisti bie në kontakt me energjinë elektrike, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Elektriçisti bie në kontakt me energjinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Bulqizë ku një elektriçist ka mbetur i plagosur teksa ndodhej në punë.

Policia e Dibrës njoftoi se shtetasi Adul Duriçi, rreth 50 vjeç, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH