Kronikë

E rëndë/ Aksidenti tragjik i merr jetën të riut shqiptar, motori i tij u përplas kokë më kokë me një makinë

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Aksidenti tragjik i merr jetën të riut shqiptar,

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Padova të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi shqiptar Alfred Vocaj ka humbur jetën pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me një makinë. Nga hetimet e para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovë, rezulton se Vocaj humbi kontrollin e mjetit të tij, duke dalë në korsinë tjetër dhe u përplas kokë më kokë me një automjet “Fiat” i drejtuar nga një 57-vjeçar italian.

Mbërritja e punonjësve shëndetësorë, zjarrfikësve dhe forcave të policisë në vendin e aksidentit rezultoi e kotë pasi i riu kishte humbur jetën në vendngjarje menjëherë pas përplasjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH