Kronikë

E rëndë/ 62-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë, si është gjendja e saj

Shkruar nga Liberale

E rëndë/  62-vjeçarja tenton t’i japë fund

Një tjetër rast i rëndë i tentativës së vetëvrasjes ka ndodhur këtë të mërkure në Vlorë.

Një 62-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë. Policia bën me dije se 62-vjeçarja është nisur drejt spitalit të Vlorës, ndëra ende nuk dihet si paraqitet gjendja e saj.

Njoftimi i policisë:

“Informacion paraprak/Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH