Kronikë

“E kemi parë të dehur”/ Flasin banorët për ngjarjen në Durrës, babai mbajti peng fëmijët e mitur

Shkruar nga Liberale

“E kemi parë të dehur”/ Flasin banorët për

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.

Aleks Marku kishte disa ditë që kishte shkuar në Durrës dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të objektit 8-katësh, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Aleks Marku nuk ka qëndruar vazhdimisht në të dhe pas ikjes së fundit është rikthyer mbrëmjen e djeshme. Banorë të zonës thonë se e kanë parë dhe të dehur, ndërsa fëmijët lëviznin pa kujdes në zonë, raporton tch. Ndërkaq punonjës të hotelit thonë se nuk dukej person me probleme.

Sipas raportimeve të fundit, Marku rezulton person me precedent penal jashtë vendit tonë, ku është dënuar për vjedhje.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku policia mori raportime nga banorë të zonës për të shtëna me kallashnikov. Marku bëri rezistencë për rreth dy orë duke qëlluar me armë edhe drejt efektivëve të RENEA-s, deri sa më në fund u dorëzua. Rezulton se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe gjithë veprimet i ka kryer nën efketin e drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH