Kronikë

E ekzekutuan me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me makinë/ Kristjan Marku i akuzuar më parë për vrasje të…

Shkruar nga Liberale

E ekzekutuan me armë zjarri ndërsa po udhëtonte me makinë/

Kristian Marku i cili u qëllua sot për vdekje rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH