Kronikë

E ekzekutoi me armë zjarri policin, Azgan Mernica pranoi krimin pas konfliktit të çastit

Shkruar nga Liberale

E ekzekutoi me armë zjarri policin, Azgan Mernica pranoi krimin pas

Azgan Mernica i riu që vrau me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia del sot para gjykatës së Fierit.

Sipas raportimeve Mernica do të dalë para gjykatës rreth orës 13:30.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënë në fshatin Baltëz. Sipas informacioneve Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Gjatë konfrontimit, 23 vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH