Kronikë

E BUJSHME/ Fuqi të komandojë edhe shtetin, cila është familja mafioze që po krijohet në Shqipëri?

Shkruar nga Liberale

E BUJSHME/ Fuqi të komandojë edhe shtetin, cila është

Janë të shumta ata që thonë se Shqipëria po ndjek modelin e Italisë. SPAK krahasohet si një njësi e ngjashme me Anti-mafian në Itali, teksa ka dyshime se bashkëpunojnë ngushtë krimi i organizuar dhe politika.    

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se në Shqipëri ka tendencë të krijohet një familje mafioze.

Në Top Story, Karamuço solli shembullin e mafias në vendet fqinje, por tha se në Shqipëri janë ende grupe kriminale të strukturuara. Ai shtoi se familja mafioze ka fuqinë të komandojë edhe shtetin.

“Ka një tendencë që e kemi ndarë në disa diskutime lidhur me krijimin e një familjeje mafioze të mirëfilltë. A ekzistojnë kushtet, po! Janë këto goditje falë SKY dhe Encrochat të cilat atrofizojnë mundësinë që të avancojnë dhe të jenë një luftë për autoritet tona që do ndihen të pafuqishme.

Ka tendenca, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe në Veri qe mund të çojnë që formën e bashkimit të strukturave të caktuara ne na ngjajnë si sindikata. Bëhen bashkë por jo të kenë krijuar një komision të mirëfilltë  nga ato që njohim ne që nga Silcilia, Ndragheta e kështu me radhë.

Ne biem dakord me një gjë, jo në kuptimin e elementeve te traditës mafioze, por kemi tendencën që disa nga këto organizata të bashkuara mund të komandojnë shtetin. Ata na thonë mafia shqiptare, por aktualisht janë organizata kriminale por që mund të kthehen në familje mafioze” - u shpreh Karamuço.

Në fakt, vendi fqinj ka ngritur shpesh dyshime mbi bashkëpunimin e  mafies italiane me atë shqiptare. Duke qenë se në vendin tonë ka munguar shteti ligjor dhe i së drejtës, edhe forca reaguese e institucioneve ka qenë e dobët, çka do të thotë se mafia ka gjetur terren.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH