Kronikë

Dyshohet si autor i 4 vjedhjeve, arrestohet “skifteri” 47-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Dyshohet si autor i 4 vjedhjeve, arrestohet “skifteri”

Policia e Lezhës ka zbardhur 4 vjedhje të kryera më parë. Në kuadër të operacionit të  koduar “Implikimi”, u arrestua edhe autori 47-vjeçar, Kastriot Kolaj.

Njoftimi i policisë:

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH