Kronikë

Dy vite burg për Gjicin, avokati: Vendim i sforcuar, do e ankimojmë!

Shkruar nga Liberale

Dy vite burg për Gjicin, avokati: Vendim i sforcuar, do e ankimojmë!

Një vendim të sforcuar e ka konsideruar Përparim Kulluri, avokati i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme për klientin e tij, duke e dënuar me 3 vite burg, që i zbritet në 2 vite nga gjykimi i shkurtuar.

Në një prononcim për mediat, pas dhënies së vendimit, avokati i Gjicit u shpreh se do të presin vendimin e zbardhur me argumentat dhe më pas do e ankimojnë në shkallët e tjera.

“Nga korrupsion e dënuan për shpërdorim të detyrës. Kur të shohim argumentat për këtë vendim do ndjekim rrugët tona për ankimim. Do shohim vendimi kur të zbardhet do bëjmë ankimim. Vendimi shumë i sforcuar, nuk e di se çfarë do shkruajnë aty. Do lexoj vendimin e zbardhur që unë ta kuptoj si e ka argumentuar gjykata vendimin”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH