Kronikë

Dy rusët dhe ukrainasi të pandehurit e Prokurorisë së Elbasanit për sulmin në Uzinën e Gramshit

Shkruar nga Liberale

Dy rusët dhe ukrainasi të pandehurit e Prokurorisë së

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për 2 ruset dhe ukrainasin, të cilët akuzohen se sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit, ngjarje që daton më 8 Gusht të vitit 2022.

Konkretisht bëhet fjalë për shtetasit Svetlana Timofeeva, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov, të cilët janë marrë të pandehur nga prokuroria dhe ndaj tyre është ngritur akuza e Sigurimit të informacioneve sekrete me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj.


Të pandehurit kanë 10 ditë kohë të kundërshtojnë akuzën e prokurorisë dhe te paraqesin pretendimet e tyre.

Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lire, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH