Kronikë

FOTO/ Tre fëmijët vranë babain, ja ku e groposën

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Tre fëmijët vranë babain, ja ku e groposën

Të tjera detaje tronditëse ka zbardhur policia e Durrësit për krimin e rëndë në familje, ku tre fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babain e tyre, Pëllumb Meta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku autor ka qenë djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, ndërsa në krim kanë bashkëpunuar vajza, Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta.

Tre fëmijët pasi kanë kryer krimin në një nga dhomat e shtëpisë, e kanë transportuar trupin e të atit në një kasolle në ambientet e jashtme të banesës, ku edhe e kanë varrosur në një gropë në kasolle për të fshehur ngjarjen.

Kjo është fotoja, ku Pëllumb Meta 50 vjeç u varros.

Më pas, djali i madh shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur.

FOTO/ Tre fëmijët vranë babain, ja ku e groposën

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH