Kronikë

Durrës/ Iu gjet kanabis të ndarë në doza për shitje, arrestohet i riu

Shkruar nga Liberale
Durrës/ Iu gjet kanabis të ndarë në doza për shitje,

 Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar në Durrës. Mësohet se 20-vjeçarit me inicialet D.M, i është gjetur gjatë një kontrolli fizik një sasi kanabisi e ndarë në doza.

Bëhet me dije se 20-vjeçari posedonte kanabisin në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Me rastin për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Durrësit.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza. Vihet në pranga 20-vjeçari që posedonte dozat, me qëllim shitjen. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH