Kronikë

“Dua drejtësi nga karabinierët.” Familjarët e 39-vjeçarit të vrarë në Itali i drejtohen autoriteteve italiane

Shkruar nga Liberale

“Dua drejtësi nga karabinierët.” Familjarët e

Mëngjesin e 21 Janarit u gjend i vdekur në provincë e Trevizor në itali, 39 vjecari Bledar Dedaj. Ai ndërroi jetë si pasojë e goditjeve të shumta me thikë. Viktima jetonte prej 20 vitesh në itali, ku kishte krijuar familje dhe ishte babai i dy fëmijëve.

Trupi i viktimës u gjend I vdekur në pyllin e Padernos një fshat në Pieve del Grappa pasi familjarë denoncuan zhukjen e tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet italiane familjarët e viktimës kanë kërkuar drejtësi duke ngritur hipoteza për vdekjen e tij.

“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona”, thotë motra e shqiptarit. “Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte: të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë”, shton ajo.

Gjithashtu ata shprehen se viktima sihte një njeri I qetë i cili nuk kishte konflikte me askënd.

“Ishte një djalë i qetë, fola të premten. Kishte qenë në punë gjithë ditën. Ishte vëllai im, nuk është zënë kurrë me askënd, nuk është i aftë të zihet me njeri”, shton ajo mes lotëve dhe zemërimit, shkruajnë mediat fqinje.

“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë”, shprehet vëllai i Bledarit.

“Kishte dalë nga shtëpia dje në mëngjes dhe kishte qenë në punë deri në orën 4 të pasdites. Pastaj nuk shkoi në shtëpi, por në një vend tjetër me miqtë e tij. Të paktën kështu i ka thënë të shoqes. Mendojmë se ndoshta ka zbuluar diçka, ndaj dhe e kanë vrarë. Duam të vërtetën. Nuk e prisnim kurrë diçka të tillë, nuk ishte njeriu i tillë. Ka marrë vesh diçka që nuk duhet ta dinte. Duam të shohim të dhënat nga telefoni i tij: në orën 8 nuk binte më zilja”, shton i vëllai. “Sigurisht ne si familje mund të mos i dimë të gjitha, por duam të vërtetën. U thashë karabinierëve: kontrolloni të gjitha lokalet e restorante e Fonte, shihni të gjitha telekamerat, duhet të dallohet diçka”, vijon ai.

Deri më tani karabinierët italian ende nuk kanë një pistë për vrasjen e shqiptarit, ndërsa dyshojnë se mund të ketë patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit, që çoi në konfrontim dhe më pas ekzekutimin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH