Kronikë

DËSHMITË/ Shqiptari vret gret gruan me çekiç në Greqi dhe i fsheh në papafingo trupin për një javë, fëmijët ndodheshin në shtëpi

Shkruar nga Liberale

DËSHMITË/ Shqiptari vret gret gruan me çekiç në

Vrau gruan me çekiç dhe e fshehu në papafingo për një javë. Ngjarja e rëndë ndoshi në Ampelokipoi, Greqi.

Mediat greke raportojnë se shqiptari pretendoi se e vrau gruan të enjten e kaluar - kurse fëmijët kishin qenë nëpër shtëpi gjatë gjithë atyre ditëve.

Pasditen e së enjtes policia u vu në alarm kur një 39-vjeçar nga Shqipëria ka telefonuar autoritetet dhe ka denoncuar se të enjten e kaluar ka vrarë gruan e tij.

Sipas informacioneve, ai i tha se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje ka shkuar policia të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo ndodheshin disa çanta të zeza.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi pa ditur gjë për fatin tragjik të nënës së tyre. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH