Kronikë

Djali nga Lezha shantazhonte me foto dhe video 15-vjeçaren pasi i vodhi llogarinë e Snapchat, pranga adoleshentit

Shkruar nga Liberale

Djali nga Lezha shantazhonte me foto dhe video 15-vjeçaren pasi i vodhi

Nëna e një vajze 15 vjeç nga qyteti i Vlorës, ka kërkuar ndihmën e Pitanjave pasi një i panjohur e shantazhonte herë pas here në Snapçat.

Vajzës pak kohë më parë i kishte humbur adresa e Snapçat dhe dikush me ermin Leo i kishte shkruar se ishte vetë ai që ja kishte vjedhur.

Vajza e merakosur sepse në atë llogari kishte foto dhe video të saj dhe të familjes së sajë, i tregon familjarëve për çfarë kishte ndodhur.

Në komunikim me shantazhuesin nëna thotë se ai i kërkonte vajzës së vogël që të shkonte dhe ta takonte me këmbëngulje në Lezhë, gjithashtu ai herë thoshte se ishte 19 vjeç, herë 17.

Leo dhe vajza në komunikime kishin lënë takimin në Lezhë që supozohej se ajo do të shoqërohej nga kushërira e saj dhe pasi do të mbaronin takimin ai nuk do e shqetësonte më. Gjatë komunikimit djali si detaj dallues kishte dërguar dy tatuazhet e tij, në bazë të cilës do të bëhej dhe identifikimi i tij.

Nuk zgjat shumë dhe rrugës për të takuar djalin e ri, ai na dërgon një foto teksa po priste orarin e takimit. Pasi e kemi identifikuar si personazh dha pasi janë kryer të gjitha denoncimet u bë i mundur shoqërimi i tij, ku u kuptua që dhe emri i tij i vërtetë nuk ishte Leo, por Endri!

Emisioni “Piranjat”

Njoftimi i Policisë i dërguart më herët:

I vodhi llogarinë në Snapchat, një 16-vjeçareje, për ta shantazhuar, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit nga gazetarët e emisionit “Piranjat”, se një e mitur shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë organizuan punën për vënien në pranga të autorit.

Si rezultat, u bënë të mundura kapja dhe arrestimi i një shtetasi 17 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Lezhës falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo rast paligjshmërie që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH