Kronikë

Digjet makina në aksin Pogradec-Korçë, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Digjet makina në aksin Pogradec-Korçë, detajet e para

Një makinë tip “Renault” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës.

Policia bën me dije se në mjetin me drejtues shtetasin A. Sh, si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka.

Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH