Kronikë

“Digjet” Greqia! 300 zjarre në 24 orë, temperaturat arrijnë në...

Shkruar nga Liberale

“Digjet” Greqia! 300 zjarre në 24 orë, temperaturat

Më shumë se 300 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Greqinë brenda 24 orëve të fundit, duke i vënë autoritetet në alarm.

Temperaturat e larta mbi 40 gradë, era e fortë, por edhe zjarrëvënia e qëllimshme duket se janë faktorët e kombinuar bashkë që kanë ushqyer zjarret kryesisht në zonën e Atikës dhe ishujve të Egjeut. Vetëm një ditë më parë autoritet zbuluan një person të maskuar që i vuri qëllimisht zjarrin një sipërfaqeje pyjore 5 kilometra në jug të kryeqytetit, Athinë. Flakët u përhapën pas kësaj me shpejtësi.

Është dashur ndërhyrja e mëse 100 zjarrëfikësve nga toka dhe avionëve dhe helikopterëve nga ajri për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Dy fshatra u evakuuan; dëmet llogariten në disa milionë euro, ndërsa banorët u përfshinë nga paniku.

“U tremba shumë. Sapo dëgjuam lajmin, bashkë me familjen mblodhëm çfarë mundëm. Unë dhe ime motër u larguam të parat, ndërsa prindërit qëndruan pas të kujdeseshin për kafshët“-shprehet Eva Lesioti, studente.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH