Kronikë

Dhunoi dhe kërcënoi gruan, shpallet në kërkim shqiptari (një javë më parë e përplasi me makinë)

Shkruar nga Liberale

Dhunoi dhe kërcënoi gruan, shpallet në kërkim shqiptari

Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij 35-vjeçare.

Të dielën që lamë pas (16 qershor 2024), në Nea Malgara të Selanikut, burri e ka përplasur me makinë, duke e rrëzuar kështu dhe më pas e ka kërcënuar.

Sipas medias greke Fosucfm.gr, fatmirësisht gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia po punon për kapjen e shqiptarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH