Kronikë

Dha dorëheqjen nga detyra/ Jorgo Goro në gjendje jo të mirë shëndetësore, ish kryebashkiaku përfundon në spital

Shkruar nga Liberale

Dha dorëheqjen nga detyra/ Jorgo Goro në gjendje jo të mirë

Ish kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është shtruar në spitalin e burgut. Ballkanweb raporton se Goro ka shfaqur probleme shëndetësore.

Goro dha dorëheqjen nga detyra, ku përmes një letre drejtuar dy ditë më parë Këshillit bashkiak të Himarës dhe prefektit të qarkut Vlorë, e quan absurde akuzën e ngritur ndaj tij dhe për të cilën prej 23 marsit ndodhet i arrestuar.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e rikonfirmoi masën e “arrestit në burg” për Goron me akuzen e shpërdorimit të detyrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH