Kronikë

DETAJE TRONDITËSE/ Ish-burri i preu fytin Suela Saliajt në sy të vajzës 8 vjeçe, e reja u gjet e mbuluar me gjak

Shkruar nga Liberale

DETAJE TRONDITËSE/ Ish-burri i preu fytin Suela Saliajt në sy të

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja tragjke në Largo të Floridas, ku shqiptari Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliaj, 32 vjeçe dhe më pas rrëmbeu të bijën 8-vjeçare.

E reja u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit, e mbuluar në gjak.

Ajo u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 34-vjeçari Renato Muhaj, në apartamentin e saj Belleair Place në Clearwater, Florida. Sipas mediave të huaja, Muhaj i ka prerë fytin viktimës në sy të vajzës së tyre 8-vjeçe.

Autoritetet në Florida deklaruan se Muhaj u gjet bashkë me vajzën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë.  Tashmë vajza është bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes.

Pas ngjarjes së rëndë, një anëtar i komunitetit shqiptar ka hapur një llogari në GoFundMe në emër të familjarëve për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçe të Suela Saliajt, e cila humbi nënën dy ditë më parë. 

“Të dashur miq dhe familjarë, ne jemi bashkë në një kohë pikëllimi për të kërkuar mbështetjen tuaj për shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e Alessia-s në kujtim të Suelës sonë të dashur. Bujaria juaj gjatë kësaj kohe të vështirë do të na ndihmojë të nderojmë kujtimin e saj dhe të sigurojmë fëmijën e saj të çmuar”, shkroi një prej familjarëve.

Kujtojmë se Suela Saliaj, 32 vjeçe, me profesion bankiere u  vra mizorisht nga ish-bashkëshorti i saj, Renato Muhaj, 34 vjeç, në shtëpinë e tyre në Florida, aty ku jetonin prej disa vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH