Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku mbeti i plagosur një shqiptar.
Të shtënat me armë ndodhën në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.
Nga një makinë fuoristradë është gjuajtuar me armë zjarri në drejtim të shqiptarit, i cili ndodhej në një lokal.
Po ashtu mësohet se shqiptari i plagosur ka vuajtur dënimin me 15 vite burg për vrasje. Ai është dënuar për vrasje në vitin 2000, është liruar me kusht në vitin 2018, ndërsa në vitin 2000 është arrestuar sërish për lojëra të paligjshme të fatit.